
Malaga ka një transfertë mjaft të vështirë ndaj Gijonit, me takimin e La Liga 2 që fillon në orën 19.30. Objektivi mbijetesë sa vjen e bëhet më i vështirë, ndaj sot duhet me patjetër të paktën një pikë. Trajneri ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë Armando Sadikun, ndërsa Keidi Bare është i pezulluar për shkak kartonësh . Të dy futbollistët shqiptar kanë dhënë kontribut gjatë sezonit të luajtur, duke zhvilluar paraqitje mjaft të mira.
Golat e Sadikut i kanë dhënë një ''dorë'' skuadrës në repartin e avancuar. Malaga renditet në vendin e 15-të me 49 pikë, 3 më shumë sesa ''zona e ftohtë'' që të çon një Kategori më poshtë.
Poll