Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Magani: Do isha në shtëpi nëse do mendoja se Teuta do bjerë nga Kategoria

Shkruar nga NEWSPORT
Magani: Do isha në shtëpi nëse do mendoja se Teuta do bjerë

Teuta ka nisur përgatitjet prej disa ditësh në Durrës, ndërsa ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, kundër Besës dhe Kamzës e të dyja i ka fituar.

"Djemtë e detit" kanë afruar në skuadër disa elementë të rëndësishëm gjatë merkatos, si Enriko Papa, Fabio Hasa dhe Elham Kastrati.

Për këtë të fundit, trajneri Gugash Magani pranon se do të qëndrojë në ekip, pas paraqitjes së mirë që ka bërë që pas mbërritjes nga Piaçenca.

"Do të qëndrojë! Një mes tij dhe Moçkës do të jetë titullar", deklaroi trajneri Magani në një prononcim për Supersport.

Për sa u përket afrimeve të tjera, trajneri i Teutës shprehet: "Kemi bërë një afrim edhe në qendër të mbrojtjes gjatë ditëve të fundit, sepse na nevojitej shumë", ndërsa Magani nuk ka preferuar të zbulojë emrin e futbollistit të ri që do t'i bashkohet Teutës.

Skuadra durrsake është duke luftuar për mbijetesë në këtë sezon, ndërsa Magani pranon se nuk i shkon në mendje se Teuta do të bjerë nga Superliga. "Jam i bindur se do të mbijetojmë. Nëse nuk do ta besoja këtë gjë, atëherë do të ishim në shtëpi dhe jo duke stërvitur ekipin në fushën e lojës", tha Gugash Magani për Supersport.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga