Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mafia siçiliane vendos në shënjestër Ikardin, shkak bëhet lidhja e tij me Vandën, por ndodh e pabesueshmja

Shkruar nga NEWSPORT
Mafia siçiliane vendos në shënjestër Ikardin, shkak

Mauro Ikardi dhe Vanda Nara nuk po munden të jetojnë të qetë historinë e tyre të dashurisë dhe nuk janë lënë të qetë pas martesës.

Ikardi është akuzuar shpesh për tradhtinë që i bëri shokut të tij të ngushtë, Maksi Lopezit, ish-bashkëshortit të Vandës me të cilin ajo ka edhe dy fëmijë.

Por, tashmë kjo histori nuk ka mbetur thjesht te fakti që Ikardi është gjykuar për tradhtinë ndaj ish-shokut të tij. Në "Radio 10", saktësisht në programin italian “Bien Arriba”, gazetari Karlos Monti ka bërë publike një histori të frikshme. Sipas tij, pjesëtarë të mafies siçiliane u vetë-ofruan për të goditur Ikardin dhe për ta shantazhuar, në shenjë hakmarrjeje ndaj Maksi Lopezin.

Por ky i fundit nuk ka pranuar, një veprim që shumë pak njerëz e kanë besuar që ai ka refuzuar mundësinë për t'i bërë keq ish-shokut të tij që u bë shkak për ndajen e tij nga Vanda. E pabesueshme, por Lopez ka qenë kundër kësaj ideje.

Ndërkohë që Vanda e ka mohuar këtë histori.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu