
Liga Unike bëri bashkë Shqipërinë dhe Kosovën. Bëhet fjalë për basketbollin, ku tanimë do kemi një garë nga tetë ekipe, katër nga Shqipëria dhe po katër nga fqinjët.
Vendim i madh është marrë me firmat e Avni Ponari, presidenti i FSHB dhe Arben Fetahu, presidenti i FBK. Nuk mund të mungonte Kryeminsitri shqiptar, Edi Rama, i cili shprehet se kjo nismë do duartrokitur. Ai pohon se të gjithë duhet të jenë më shumë se mbështetës dhe të japin kontributin e tyre.
''Është një vendim i rëndësishëm jo vetëm që federatat e basketbollit kanë vendosur të krijojnë një Ligë unike. Paralelisht me kampionatet do të bëjnë një aktivitet sistematik që do të përfshije dy anët e kufirit.Kjo nismë hap një rrugë të re, krijon një model dhe me siguri do të bëhet shtysë për të tjerët që ta ndjekin. E përforcoj mendimin e dhënë këtu nga të dyja ministret. Ne jemi më shumë se mbështetës. Ne e duartrokasim këtë nismë. Kjo është pak si veza e Kolombit, që kur e shoh të ndodhë thua pse nuk ka ndodhur më parë, ose pse ka ndodhur vetëm kjo.
Është dashur një periudhë pjekurie e këtyre ideve dhe dëshirave që kanë ekzistuar prej kohësh.
E mbaj mend personalisht. Idetë kanë nevojë për kohën e tyre. Fakti që i erdhi koha është shumë i gëzueshëm. Shumëçka duket sot e vonuar, por deri para më shuam se 10 viteve dukej fantashkencë.
Krijimi i Ligës Unike i çon gjërat në nivel tjetër në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Kam shpresë dhe besim që kjo do të bëhet shtysë edhe për të tjerët. Aq për më tepër, në sport jemi të mëdhenj të jemi bashkë. Veç jemi shumë të vegjël" - Pohon Rama.