Mesfushori i Bosnjës, Senad Luliç, i cili realizoi golin e dytë të fitores së Bosnjës në miqësoren ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”, e vlerësoi si pozitive lojën e kuqezinjve në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”.
“Kam gjetur një Shqipëri ndryshe sepse ka shumë lojtarë të rinj. Për ne ishte një ndeshje e rëndësishme për të parë formën e disa lojtarëve të rinj dhe jemi të kënaqur që fituam.
Dëshira për të fituar është nga të dyja anët dhe të dyja skuadrat kemi luajtur për të fituar. Sot ishim më mirë ne, por kjo është vetëm një miqësore. Ne provuam shumë futbollistë të rinj që nuk kanë mundësi të luajnë shpesh", tha Luliç.
“Shqipëria luajti shumë mirë, por pësoi një gol të shpejtë me penallti. Ne i bëmë golat në momentin e duhur, ndërsa ata ishin më mirë në pjesën e dytë", përfundoi mesfushori.
