Ngisah Bismark është lojtari që iu bashkua Skënderbeut para disa ditëve. Afrikani ishte përfolur për të qenë pjesë e Vllaznisë, por në fund ishin korçarët ata që dolën fitimtarë. Refit Rezhda është një nga tifozët e njohur bardhekuq që nuk e ka tradhtuar asnjëherë ekipin korçar.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon sulmuesin afrikan. Rezhda e cilëson Bismarkun si "Lukakun" e Superiores. "Ngisah Bismark, qendër-sulmues. Lukaku i Skënderbeut kampion. Shpresoj të dalë golashënues i Superiores. Suksese i uroj", shkruan Bismark.

Poll