
Luka Modric nuk njeh moshë. Mesfushori kroat vazhdon të luajë në nivele të alrta dhe renditmenti i tij është i mahnitshëm, pavarësisht se është 37 vjeç.
Kroati fatkeqësisht nuk ia doli as këtë ehrë të fitojë një trofe me Kroacinë, teksa u mposht në finalen e Nations League nga Spanja.
Nga Arabia Saudite ka mbërritur një foertë për të, ku do të fitonte 200 milionë euro në sezon, por kapiteni i Kroacisë e ka refuzuar. Modric kërkon që të vazhdojë të luajë në “Santiago Bernabeu” të paktën edhe për një vit, pasi synon që të mbajë të njëjtën formë për Europianin e 2024, ku do të synojë të shkojë sa më larg me kombëtaren e tij.
Gjithashtu një tjetër arsye është se kroati kërkon të mbyllë siç duhet karrierën e tij futbollistike si me Realin ashtu edhe me Kroacinë, ndaj milionët për të nuk janë asgjë. Fundi “përralolor” për të do të ishte ta mbyllte me trofe si me madrilenët ashtu edhe me kombëtare, për të dyja Modric vazhdon të punojë dhe besojë fort.