Suksesi kuqezi vjen edhe nga atletika, madje shumë bindshëm. Atletja e garave të gjata, Luiza Gega, ka zënë vendin e parë në baterinë e dytë gjysmëfinale dhe renditet e para në klasifikimin e përgjithshëm të garës 3000 metra me pengesa, me kohën 9'38'87. Një sukses i madh për këtë sportiste, që jo vetëm ka sfiduar rivalet e saj të forta në garë, por edhe kushtet e këqija atmosferike, pasi është garuar në një temperaturë prej 14 gradë celsius në Amsterdam. Gega pretendon medalje dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, është shumë optimist. Rivalet e shqiptares janë shumica medaliste, por gjendja e mirë e Luizës bën që pretendimet të jenë të mëdha në finale. Forca Luiza!
Galeria fotografike ()
Poll