Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj u shpallën kampionë të Ballkanit, reagon ministrja e Arsimit dhe Sportit

Shkruar nga NEWSPORT
Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj u shpallën kampionë të Ballkanit,

Në garën ballkanike të 3000m e cila u zhvillua në Stamboll, atletja shqiptare Luiza Gega ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë. Kjo garë u zhvillua në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.

Kampionia shqiptare mposhti rivalet e saj duke arritur edhe kohën më të shpejtë në këtë garë me 9 minuta e 06 sekonda. Izmir Smaljaj ishte atleti shqiptar i kërcimit së gjati që mbrojti titullin e kampionit të Ballkanit në Salla të mbyllura të fituar një vit më parë në Beograd të Serbisë në evenimentin e zhvilluar në Stamboll të Turqisë. Në këtë event, Izmir Smajlaj e mbylli garimin e tij me kërcimin 7 m e 80 cm.

Lidhur me suksesin e dy atletëve shqiptarë ka reaguar për herë të parë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Ajo ka postuar një foto të dy atletëve, ku si diçiturë shkruan: "Krenarë për Luizën dhe Izmirin kampionë të Ballkanit të Lojërave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura".

 

[gallery columns="1" size="full" ids="206544"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga