Luis van Gaal mund të konsiderohet kandidati për trajner të Belgjikës. Federata belge largoi nga posti i trajneri Marc Wilmots pas humbjes dhe eliminimit nga Euro 2016. Van Gaal është larguar nga detyra që në muajin maj dhe vendin e tij te Manchester United tashmë e ka marrë Jose Mourinho.
[caption id="attachment_17412" align="alignleft" width="300"] Presidenti i federatës belge[/caption]
Holandezi ka planifikuar të punojë larg Europës për të bërë punën e tij si trajner, por Francois De Keersemacker, presidenti i Federatës së Futbollit të Belgjikës thotë se Van Gaal është i vlefshëm si kandidat nëse ai shfaq dëshirën që të jetë trajneri i Belgjikës.
"Van Gaal mund të jetë kandidat potencial", tha De Keersmaecker përpara gazetarëve. "Ne mund ta shohim emërimin e tij, pasi po mendojmë për një trajner të huaj. Nëse ai dëshiron, ne do e marrim parasysh kandidaturën e tij".