Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Luftëtari dhe Korabi me objektiv të njëjtë, por gjirokastritët surprizuan “2016-tën”

Shkruar nga NEWSPORT
Luftëtari dhe Korabi me objektiv të njëjtë, por

Luftëtari dhe Korabi janë dy skuadrat që u ngjitën në këtë sezon futbollistik në Superiore. Korabi me në krye Artan Mërxhushin nuk arriti të përmbushte pritshmëritë dhe në këtë mënyrë trajneri kryeqytetas u largua nga dibranët. Vendin e tij e zuri Gerd Haxhiu dhe me në krye vlonjatin, Korabi ka dhënë sinjale pozitive. Tashmë pritet të shihet se si do të jetë ecuria e dibranëve në vijim.

Ndërsa Luftëtari është surpriza e Superiores. Asnjë nga skuadrat kryesuese nuk ka mundur të marrë pikë në Gjirokastër, por edhe loja e mrekullueshme që ka zhvilluar ekipi, ka surprizuar kundërshtarët dhe analistët sportivë në panelet e ndryshme sportive. Dejvi Bregu është emri më i përfolur në kampin bluzi, ku të gjithë dëshirojnë shërbimet e tij, por drejtuesit e Luftëtarit e kanë “blinduar” mesfushorin. Edhe Reginaldo Faje u afrua në skuadër si një i panjohur, por ai u kthye në rrezik konstant për të gjithë mbrojtësit e Superiores. Me ardhjen e 2017-tës, pritet të shihet me interes nëse ecuria e Luftëtarit do të jetë e njëjtë me ë 2016-tës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga