Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luftëtari bën "shoping" te Tirana, mesfushori bardheblu drejt Gjirokastrës

Shkruar nga NEWSPORT

Zbulohet emri i parë i merkatos së Luftëtarit. Newsport.al mëson se drejtuesit e klubit gjirokastrit kanë kërkuar shërbimet e Enriko Papës, mesfushorit 23-vjeçar që është pjesë e Tiranës.

Kontaktet mes palëve kanë nisur, ndërsa Luftëtari këmbëngul për të pasur në skuadër mesfushorin kuçovar.

Papa nuk është aktivizuar në këtë sezon me Tiranën për shkak të një dëmtimi që ka pasur në gju. Pas operacionit që kreu dy muaj më parë, tashmë mesfushori fantazist është gati për të hyrë në fushën e blertë dhe Luftëtari është një mundësi reale ku Papa mund të transferohet në merkaton e janarit.

Ditën e djeshme, newsport.al raportoi se Luftëtari do të bëjë dy "goditje" në merkato, ndërsa një prej tyre mund të jetë pikërisht Enriko Papa, me të cilin klubi gjirokastrit ka nisur kontaktet dhe bisedimet.

[caption id="attachment_68442" align="alignnone" width="1024"]enriko-papa Enriko Papa[/caption]

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga