Enzo Fernandez është lojtari që ka rënë më shumë në sy në Kupën e Botës, me argjentinasin që u shpall edhe futbollisti më i mirë i ri i turneut. Një paraqitje fantastike nga Fernandez ka bërë që të përfutojë në radarin e shumë skuadrave të mëdha, me Benfican që tashmë ka mundësinë për të mbushur arkat e klubit nga shitje e tij.
Real Madrid, Liverpool, Manchester United, Chelsea, PSG e Bayern Munich janë top klubet evropiane që janë në kërkim të yllit të ri argjentinas. Sipas asaj që raportohet nga mediat e huaja theksojnë se Enzo ka pranuar kalimin në “Stemfod Bridge”.
21-vjeçari pas bisedimeve me blutë e Londrës i ka thënë një “PO” propozimit të Todd Boehly, teksa tashmë Chelsea dhe Benfica janë në bisedime të avancuar mes tyre për arritjen e një marrëveshje për kampionin e botës, me presidentin e klubit portugez që ka theksuar se nëse paguhet për klauzolën e largimit prej 120 milionë eurosh, lojtari do të lihet i lirë që në janar.