
Lufta mediatike që ka mbërthyer prej disa kohësh FSHF-në dhe RTSH-në lidhur me të drejtat televizive të Superligës për katër sezonet e ardhshme duket se ka prekur edhe Superkupën e Shqipërsië.
Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Laçit me shumë mundësi nuk do të transmetohet nga televizioni publik pa pagesë për shqiptarët. Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje, por në programacionin e RTSH-së për ditën e sotme sfida që do luhet në orën 19:45 në stadiumin "Selman Stermasi" nuk figuron në listë.
Nëse situata shkon kështu kjo do të ishte hera e parë që ndeshja e parë e sezonit e që tradicionalisht ka qenë Superkupa nuk do të transmetohet nga RTSH.
[gallery columns="1" size="full" ids="267208"]