Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Luajnë në Ligën e Parë, Flamurtari hap konkurs për 3 trajnerë të moshave (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT

KF Flamurtari në Kosovës ka hapur konkurs për shkollën e futbollit, ku kërkon 3 trajnerë të grupmoshave. Klubi kosovar ka treguar dhe detajet që nevojiten për secilin që do marrë pjesë, teksa shton që afati i aplikimit është deri më 27 korrik. Më poshtë mund të lexoni detajet e plota.

“NJOFTIM / KONKURS
Klubi i Futbollit KF FLAMURTARI njofton se ka hapur konkurs për shkollen e futbollit.
3 pozita: Trajner të grupmoshave të reja
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë dokumentacionin e tyre me email në adresën …
1. CV personale
2.  Niveli i edukimit
3. Kopje të licencimit si trajner : C,B ose A licence
4. Përvoja e punës si trajner
5. Letër motivuese.
Afati i aplikimit është deri me datë 27.07.2022.
Të gjitha aplikimet duhet te dergohen ne email: [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
Ju faleminderit!”, shkruhet në njoftimin e KF Flamurtarit përmes rrjeteve sociale.

Flamurtari e mbylli sezonin e fundit në vendin e 7 të grupit B. Kujtojmë se kryeqytetasit luajnë në Ligën e Parë, që është e dyta për nga rëndësia në futbollin e Kosovës.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga