Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

“Lombardia zona më e keqe”, volejbollistja shqiptare tregon situatën në Itali: Prindërit më marrin me kamera, krenare për mjekët tanë

Shkruar nga NEWSPORT
“Lombardia zona më e keqe”, volejbollistja shqiptare tregon

Erblina Bici ka folur për situatën në të cilën gjendet Italia prej virusit Covid 19. Volejbollistja e njohur shqiptare ka treguar se prej 18 ditësh është izoluar në shtëpi.

Ajo zbuloi frikën që ekziston në zonën e Lombardisë si dhe nuk ngurroi të shfaqte krenarinë e saj për mjekët shqiptarë që u dërguan në Itali për t’i ardhur në ndihmë për Coronavirusin. Në një lidhje direkte me “Fun Zone”, ajo u shpreh:

“Kam afërsisht 18 ditë që jam e izoluar në shtëpi. Kjo kohë është e vështirë për të gjithë, vetëm, në një zonë në Lombardi është e frikshme. Prindërit me marrin në telefon me kamera. Janë të gjithë të shqetësuar, pasi mendojnë se Lombardia është zona më e keqe.

Por, duke ndenjur në shtëpi dhe duke shkuarr sa më rrallë duke bërë Pazar, besoj se nuk rrezikoj.

Doktorët tanë? U ndjeva shumë krenare për mjekët shqiptarë që erdhën këtu”, u shpreh ajo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga