Ermir Lenjani është një nga lojtarët më në formë të Kombëtares shqiptare në kampionatin zviceran te Sioni. Anësori i majtë i cili ka luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet si titullar me skuadrën e tij dhe deri më tani ka arritur të shënoi 3 gol dhe të jap 3 asiste për skuadrën e tij. Por, Lenjani nuk është preferuar nga trajneri Panuçi për ndeshjet e marsit.
Lajmi e bën të ditur vet lojtari me anë të një postimi në faqen e tij në Instagram" Çuditërisht nuk jam zgjedhur për ndeshjet e muajit mars nga Kombëtarja", u shpreh Lenjani. Nuk dihet ende se cila është arsye që trajneri Panuçi nuk preferon një nga lojtarët më në formë të momentit të Kombëtares. Ndërkohë që lista zyrtare do zbulohet ditën e enjte nga trajneri Panuçi.

