Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Lojtari kuqezi shpallet kampion me ekipin e tij, sinjale të forta trajnerit Edi Reja

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari kuqezi shpallet kampion me ekipin e tij, sinjale të forta trajnerit

Ka përfunduar kampionati suedez i futbollit. Lojtari shqiptar Astrit Ajdareviç, është shpallur kampion me Djurgarden. 29 vjeçari që më herët është grubmulluar edhe nga kombëtarja kuqezi ka zhvilluar një paraqitje mbresëlënëse, teksa ka zhvilluar plot 26 paraqitje mes kampionatit dhe Kupës. Djurgarden ka luftuar deri në ndeshjen e fundit me Malmo, teksa vetëm në javën e fundit kanë siguruar titullin kampion.

Astrit Ajdareviç, i lindur në Prishtinë dhe me pasaportë suedeze dhe shqiptare do të ishte një pikë e fortë e mesfushës së Reja-s, teksa ky titull duket si një lloj sinjali për trajnerin italian. Ajfareviç më herët ka mbajtur veshur fanellat e shumë klubeve, teksa ka kaluar nga AEK-u i Athinës për në kampionatin suedez. Ekipi i shqiptarit, në 30 takimet e këtij sezoni, siguroi 20 fitore. Djurgarden e mbylli në kuotën e 66 pikëve, 1 më pak se Malmo dhe Hammarby.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga