Sot, për lojtarin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është një ditë e veçantë, sepse feston 25 vjetorin. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook" e uron shkodranin për këtë ditë.
Kujtojmë ndër të tjera që Hysaj nuk po kalon një periudhë aspak të mirë tek Napoli, sepse nën drejtimin e trajnerit Carlo Ançelotti nuk po i merr minutat e plota dhe në pjesën më të madhe të ndeshjeve e nis nga stoli.
Merkatoja tashmë është mbyllur dhe anësori kuqezi do të jetë pjesë e nënkampionëve të Italisë deri në fund të sezonit, e ndërsa mbetet për t'u parë në merkaton e verës nëse do të kemi ndonjë lëvizje në ndonjë skuadër të re.
Poll