Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lojtari i ardhur nga Real Madrid, projektohet kapiten i ri i Topçinjve të Arsenal

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari i ardhur nga Real Madrid, projektohet kapiten i ri i Topçinjve

Martin Odegaard është emëruar kapiteni i ri i ekipit të Arsenal. Vendimi i marrë nga trajneri Arteta është mirëpritur nga të gjithë ekipi dhe bordi drejtues. 23-vjeçari i ardhur sezonin e shkuar nga Real Madrid duket që ka arritur të lërë shenjë në ndeshjet e zhvilluar sezonin e kaluar dhe duke marrë shiritin e kapitenit nga Alexandre Lacazette që është një lojtarë i lirë aktualisht.

Impakti i krijuar nga Martin Odegaard ka ngjallur shpresë në rradhët e stafit. Talenti i cilësuar si një ndër më të mirët në vitet e fundit nuk ka pasur shkëlqimin e duhur tek Real Madrid ku një pjesë të madhe e kaloj i huazur. Tashmë duke që në Londër ka gjetur ritmin e duhur duke u kthyer në një lider të vërtetë.

Arsenal zhvillon sot ndeshjen miqësore kundër Sevilla në orën 13:30 dhe kjo do të jetë sfida që Martin Odegaard do të bëje debutimin e tij si kapiteni i ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga