
Shqipëria çel siparin e misionit drejt Europianit të Gjermanisë 2024 me ndeshje e parë kualifikuese përballë Polonisë, në orën 20:45 në Varshavë. Formacionet zyrtare janë publikuar me Sylvinhon që përdor tredhëmbëshin Asani, Cikalleshi dhe Uzuni.
Objektivi primar është kualifikimi dhe detyrimisht, ndaj një rivali direkt si Polonia duhet një rezultat pozitiv. Për të arritur këtë, do të ndihmojnë jo vetëm lojtarët në fushë por edhe ata në tribuna. Mësohet se ultrasit e Kombëtares “Tifozat Kuqezi” janë në një grupim prej 413 personash që do të jenë prezent pas portës ndërsa gjithsaj, numri i tifozave shqiptar është pak më shumë se 1000 mbështetës.
Poll