
Skënderbeu është një ndër ekipet me ecurinë më të mirë në Superligë deri tani, duke kujtuar dhe rrugëtimin në Europa League, ku korçarët bërë një paraqitje të denjë duke marrë duartokitjet e të gjithëve.
Lidhur me disiplinën, dihet se Skënderbeu është një ekipi i cili është paraqitur ndër më seriozët deri më tani dhe kjo falë lojtarëve që respeketojnë çdo vendim të klubit dhe kujdesen për veten, shokët dhe kundërshtarët në fushën e blertë.
Ali Soue është një ndër lojtarët më të disiplinuar në kampin korçar. Ka luajtur plot 1003 minuta dhe nuk ka marrë asnjë karton. Por ka dhe më të mirë se sulmuesi, ai është Orges Shehi, "gardiani" i Skënderbeut, i cili mban rekordin, pasi ka luajtur plot 1260.
Poll