Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Lojtarët treguan karakter”, Dede:  Kjo skuadër ka pjekuri, ju tregoj kush lojtar na mungon

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtarët treguan karakter”, Dede:  Kjo skuadër ka

Elbasani mori një fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë, teksa elbasanasit triumfuan 1-0. Skuadra e Nevil Dedes vazhdon të jetë në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Pas ndeshjes trajneri i Elbasanit do të theksonte se skuadra e tij luajti në kushte të vështira, por në fund përgëzon lojtarët për ndeshjen e bërë.

Fitorja? Të jem i sinqertë se fusha na pengoi, por jam i kënaqur dhe përgaëzoj çunat për lojën. Ne luftonim për çdo top. Skuadra tregoi pjekuri dhe kjo skuadër dhe ky grup duhet të menaxhojë të tilla ndeshje.

Në pjesën e dytë luajtëm me shpirt dhe sot mundi u shpërblye.  Ne kampionatin e kemi edhe me kundërshtarët, por mbi të gjitha me veten tonë. Neve nuk duhet të na mungojë emri dhe prestigji i lojtarëve. Flitet shumë për ne dhe flitet shumë për lojtarët që kemi dhe emrin që mbajnë. Duhet të vazhdojmë në këtë formë.

Fusha? Kur fiton mjnd të thuash shumë gjëra që gjoja e përgatitëm ndeshjen dhe unë jam i sinqertë se e dinim që kjo fushë na pret. Ne jemi përgatitur për një terren të ëvshtirë dhe djemtë treguan karakter.

Boby Clement? Është e vërtetë, është një lojtar që klubi ka investuar tek ai. Dëmtimi ndaj Tiranës në miqësore e mbajti 6 javë larg fushave, më pas një tjetër lëndim, por tashmë është rikthyer dhë është gati për të na ndihmuar. Na mungon shumë Ajazi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga