Ditën e djeshme qyteti i Rrëshenit ishte protagonist, teksa vajzat e Mirditës mposhtën Barletin në volejboll për femra. Vajzat mirditore ia dolën të mposhtin 3-0 (25-18, 25-15, 25-14) me sete kundërshtaret, duke dominuar takimin. Por ky nuk ishte lajmi i vetëm , pasi më herët në Rrëshen u inaugurua pallati më i ri i sportit. Ky investim mban emrin "Arjana Ademi" dhe do të jetë një shtysë më shumë për të rinjtë e kësaj zone.
Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit, kanë qenë prezent në këtë veprimtari duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të volejbollit. Gjithashtu ata falenderojnë drejtuesit vendor, që kanë dhënë këtë kontribut për sportin. "Ne qytetin e Rreshenit, u zhvillua sot inaugurimi i pallatit te sportit "Arjana ARAPI", ne te cilin u zhvillua edhe ndeshja e javes se 5-te te Kampionatit Kombetar ne volejboll per femra ndermjet Mirdites dhe Barleti Volley.
Federata Shqiptare e Volejbollit falenderon Bashkine e Mirdites si dhe kryetarin e saj Z.Ndrec Deda per kete investim bashkekohor, i cili do t'i jape nje hop cilesor zhvillimit te metejshem te sportit te volejbollit ne kete qytet."
