Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Liverpool kërkon përforcime, Jurgen Klopp bën gati listën e “dëshirave”

Shkruar nga NEWSPORT
Liverpool kërkon përforcime, Jurgen Klopp bën gati listën e

Liverpool është lideri i Premier League këtë sezon. “The Reds” kryesojnë me 45 pikë, 3 më shumë se sa Aston Villa e vendit të dytë. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp në këtë merkato janari do të përforcojë organikën, ndërsa në verë pritet të jetë e kundërta.

Në merkaton e verës pritet një revolucion i vërtetë. Trajneri gjerman që tani ka bërë gati listën me lojtarët që kërkon t’i ketë nën urdhrat e tij për sezonin e ri.

Për mesfushën synimet janë Khephren Thuram i Nices, Manu Kone i Borussia Mönchengladbach si dhe 17-vjeçari i Schalkes, Assan Ouedraogo. Për mbrojtjen prioritet është Gonçalo Inacio i Sporting Lisbonës. Pedro Neto i Ëolves dhe Johan Bakayoko i PSV-së.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga