
Liverpool ka fituar ditën e sotme në Premier Leauge ndaj Crystal Palace në transfertë me rezultatin 1-2. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0, ndërsa në të dytën ka qenë Mane ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 49' pas një asist nga Robertson. Megjithatë Palace tregoi se është një fushë e vështirë duke barazuar me Zaha në minutën e 82 dhe komplikoi gjërat për Liverpool.
Jurgen Klopp dhe Liverpool iu falën golit të Firmino në minutën e 85 për të marrë tre pikët e vuajtura ndaj Palace. Me fitoren e sotme Liverpool vazhdon i pamposhtur në vendin e parë me 37 pikë, ku regjistron 12 fitore dhe 1 barazim.
Poll