
Liverpool duket se po has probleme këtë sezon në mesfushë. “The reds” kanë vuajtur mungesë e një qendërmesfushori që të jetë i aftë si në fazën defensive ashtu dhe ofensive. Në verë pritet të largohet dhe Keita, me mefushorin që i skadon kontrata dhe do të largohet si lojtar i lirë.
Kjo e ka vënë në lëvizje klubin që të gjejë një mesfushor për sezonin e ardhshëm. Orët e fundit në skenë ka dalë emri i Adrien Rabiot. Francezi i Juventus u kërkua me ngulm nga Manchester United në verë por ai qëndroi në Torino. Rabiot i skadon kotrata me bardhezinjtë në fund të sezonit dhe mund të jetë një trasnferët me leverdi për ekipin e Klopp.
Liverpool për momentin në Premier League nuk janë zonën Champions por nuk janë shumë larg saj. Pjesëmarrja vitin tjetër në Champiosn League do ta bënte thuajse të sigurtë transferimin e francezit në “Anfield”.