Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Liverpool e nis aty ku e ka lënë, "Të Kuqtë" pa mëshirë ndaj West Hamit

Shkruar nga NEWSPORT
Liverpool e nis aty ku e ka lënë, "Të Kuqtë" pa

Liverpool ka shkatërruar pa mëshirë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premier League Ëest Hamin. "Të Kuqtë" kanë fituar 4-0 në shtëpi në takimin e parë zyrtar që pas finales së Champions League me Real Madridin në muajin maj. Protagonistët e takimit mbetet ata që kanë qenë Mohamed Salah dhe Sadio Mane. Egjiptiani shënoi golin e parë në minutën e 19-të pasi devijoi saktë topin brenda portës. Më pas ka qenë senegalezi Mane që ka shënuar në të njëjtën mënyrë si ylli egjiptian.

Pjesa e parë përfundoi 2-0. Dhe në pjesën e dytë ritmi i lojës së "Të Kuqve" nuk ra. Sërish Mane shënoi pas një rrotullimi perfekt brenda zonës. Më pas ka qenë anglezi Sturridge që rriti statistikat.

Shaqiri u inkuadrua vetëm 8 minuta në fundin e lojës. Me këtë fitore, ata i japin mesazh të fortë kundërshtarëve për titull Chelseat, Manchester United e City.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga