
Jamal Musiala është padiksutim një nga yjet e Bayern Munich. 21-vjeçari sipas mediave gjermane ka refuzuar rinovimin me bavarezët dhe tashmë për ekipet e tjera të interesuara për të mund të festojnë.
Futbollisti gjerman ka kontratë me kampionët e Gjermanisë deri në qershor të vitit 2026 dhe tashmë sipas “Daily Star” bëhet me dije se i është ofruar rinovimi me përmirësim kontrate, por Musiala nuk ka pranuar.
Plot 150 milionë euro i janë afruar që nga sezont i ardhshëm, por tashmë nuk kanë bërë punë. Lojtari kërkon një aventurë të re në një kampionat tjetëër dhe skuadrat e interesuara janë Liverpool dhe Manchester City.
Të dy klubet angleze pëlqejnë karakteristikat e 21-vjeçari dhe në merkaton e verës do të tentohet edhe transferimi i tij. Në këtë mënyrë do të ketë një “përplasje” të fortë mes “The Reds” dhe “Qytetarëve”.