Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Liverpool dëshiron Rashicën”, presidenti i Federatës së Kosovës zbulon merkaton: Kërkohet dhe në Bundesligë

Shkruar nga NEWSPORT
“Liverpool dëshiron Rashicën”, presidenti i Federatës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Amedi, thotë se Liverpool dhe RB Leipzig janë të interesuar për nënshkrimin me sulmuesin anësor të Kosovës, Milot Rashica. Duke luajtur kryesisht në krahun e majtë ose pas sulmuesit, 23-vjeçari ka shënuar 10 gola për Ëerder Bremen këtë sezon.

"Ka shumë kërkesa për të. Unë di që Liverpooli në Premier League e dëshiron atë, por edhe Leipzig në Bundesligë ”, tha presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Amedi për Syri TV. "Jam i sigurt se ai do të këshillohet në mënyrën më të mirë për të marrë vendimin e duhur."

Në tërësi, Rashica ka shënuar 23 gola në 64 ndeshje për Bremen që nga nënshkrimi tij, në janar të vitit 2018.

23- vjeçari ka dhe 27 paraqitje për kombëtaren e Kosovës dhe 2 me kombëtaren e Shqipërisë në kohën kur Kosova akoma nuk ishtë pjesë e UEFA-s.

Rashica mund të shënjestrohet nga Jurgen Klopp si një zëvendësim për Xherdan Shaqiri, duke siguruar rezervë për Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane.

Ndërkohë, mediat shkruajnë së Leipzig mund ta shënjestrojë atë si një zëvendësim për Timo Ëerner, i cili muajt e fundit është përfolur për një kalim në Anfield.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga