Roberto De Zerbi pritet të largohet nga Brighton në fund të këtij sezonit. Italiani kërkohet nga Liverpool, Bayern Munich dhe Barcelona, ekipe këto që janë prej javësh në kërkim të një timonieri të ri për sezonin e ardhshëm.
Në Angli bëjnë me dije se 44-vjeçari para sfidës që do të luajë me Liverpool në “Anfield” ka paralajmëruar largimin. De Zerbi ka theksuar se nuk ka mundur të gjejë marrëveshjen me Brighton dhe në këto kushte nuk pritet të rinovojë.
“Për momentin nuk mendoj të firmos një kontratë të re me Brightonin, nuk besoj se do të rinovoj. Kam biseduar me drejtuesit, por nuk kemi arritur një marrëveshje”, ka theksuar 44-vjeçari. Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tij, e cila me siguri do të vendoset së shpejti.