Europa League dhuroi mjaft emocione në takimet e orës 18.55.
Milani nuk e kishte të vështirë ndaj Spartës së Pragës, teksa fitoi 3-0. Golat u shënuan nga i zakonshmi Ibra në pjesën e parë, ndërsa në të dytën realizuan Dalot dhe Leao. Kujtojmë që suedezi Ibra ka humbur dhe një 11 metërsh në pjesën e parë. Kështu, kuqezinjtë kanë grumbulluar 6 pikë në 2 ndeshje, duke treguar se janë pretendentët kryesorë.
Tottenham ka dalë pa pikë nga Belgjika, teksa është mposhtur 1-0. Londienzët tregojnë edhe një herë që nuk janë në formë, e këtë e thonë rezultatet. Leister del ''kryelartë'' nga Greqia, pasi fitoi 1-2.Ndeshja ku pati shumë gola ishte ajo mes Lask dhe Ludogortes (4-3), ku u shënuan jo pak por 7 të tillë.
