Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Bayern dhe Dortmund me shifrat 2-2. Haaland shënoi dy gola për 10 minuta, duke të dhënë përshtypjen se gjërat do jenë të thjeshta. Gjithsesi, Lewandowski shënon dy herë për bavarezët duke barazuar gjithçka.
Bayern Munchen dhe Dortmund përballen me njëra tjetrën në orën 18.30, në kuadër të kampionatit gjerman. Si Flick, ashtu edhe Terzic kanë vendosur për titullarët. Për bavarezët nga minuta e parë e nis Lewandowski, teksa prapa tij qëndron Muller. Coman dhe Sane nga krahët duhet t'i japë sa më shumë shpejtësi ofensivës.
Në krahun tjetër, Haaland udhëheq sulmin e verdhezinjve. Hazard dhe Reus qëndrojnë në mbështetje, teksa aty është edhe Dahoud. Mbrojtja është e formuar nga Hummels dhe Zagadou në qëndër, të cilët kanë një punë të madhe sot.
