Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lista anti-Austri e Vjenës/ Zyrtarizohet japonezi, lihet jashtë Muça

Shkruar nga NEWSPORT
Lista anti-Austri e Vjenës/ Zyrtarizohet japonezi, lihet jashtë

Kukësi do të luajë me Austrinë e Vjenës në kuadër të raundit të dytë eliminator të Europa League. Verilindorët do të dorëzojnë ditën e sotme listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për këtë sfidë. Teksa janë federuar huazimet e reja, si Liridon Latifi, Sabjen Lilaj dhe së fundmi Fukui. Japonezi do të zyrtarizohet ditën e sotme, pasi rregullorja e lejon shtimin e lojtarëve në listë deri 24 orë para takimit. Bie në sy lënia jashtë e qendërmbrojtësit tiranas, Gentian Muça. Muça u huazua nga Tirana vetëm për kupat e Europës. Megjithatë flitet se mbrojtësi është lënë jashtë për shkak të formës jo të mirë që po kalon.

29-vjeçari është pikë kyçe në formacionin e Tiranës, ku me lojën e tij ka treguar gjithmonë që është një lidër në fushën e lojës. Ndërkohë që te Kukësi kjo nuk ka ndodhur, pasi tekniku Lika nuk e ka përzgjedhur në listën për ndeshjen me Austrinë e Vjenës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga