
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi do të jetë pjesë e delegacionit italian, i cili do të jetë në Lisbonë më 25 dhe 26 prill për simpoziumin e dytë ligjor të organizuar nga Shoqata Europiane e Futbollistëve (AEFCA). Lajmi është pohuar nga AIAC. Bashkë me De Biasin do të jetë edhe tekniku Renzo Ulivieri.
Veprimtaria organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Edukimit të Portugalisë dhe do të jenë të pranishëm presidentët dhe drejtuesit e zyrave ligjore të të gjitha Shoqatave të Trajnimit në zonën e UEFA.
Pjesëmarrësit do të diskutojnë çështjet kontraktuale të taksave dhe të sigurimeve shoqërore të trajnerëve që punojnë jashtë vendit të tyre. Një fokus i veçantë do të rezervohet për trajnerët evropianë që punojnë në Kinë.