
Lionel Messi nuk njeh rivalë. Argjentinasi ka arritur që të shënojë dopietë në fitoren 2-0 ndaj Perusë. Një tjetër rezultat pozitiv për kampionët e botës në kualifikueset e Botërorit 2026.
Me golat e shënuar ndaj Perusë, “Pleshti” barazon rekordin e Luiz Suares, teksa arrin në kuotën e 31 golave në kualifikueset e Botërorit për Amerikën e Jugut. Ish-shoku i tij te Barcelona ndodhet në kuotën e 29 realizime, teksa tashmë illi i Inter Miamit ka mundësinë ta thellojë akoma më shumë këtë shifër.
“Ky ekip është i jashtëzakonshëm, është afër të bëhet më i miri në histori. Në nivelin e lojës, mendoj se jemi rritur. Pas triumfit në Botëror, ne kemi besim, jemi më të afërt me njëri-tjetrin. Shpresojmë që të vazhdojmë të rritemi”, vazhdoi futbollisti i Inter Miamit.