Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lionel MESSI në “udhëkryq”, reagojnë ashpër përfaqësuesit e argjentinasit: “Fake News”, duan ta dëmtojnë

Shkruar nga NEWSPORT
Lionel MESSI në “udhëkryq”, reagojnë ashpër

E ardhmja e Lionel Messi është më shumë se kurrë në disktuim dhe në pikëpyetje. Argjentinasi është në muajt e fundit të kontratës me PSG-në.

Barcelona nga njëra anë e pret krahë hapur në “Camp Nou”, nga ana tjetër në Arabinë Saudite janë të cmendur pas tij. Pikërisht Al Hilal u raportuan nga “L’Equipe” se kanë bërë ofertën e parë zyrtare për “Pleshtin”.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i përfaqësuesve të kampionit të botës. Sipas tyre është një “Fake Neës” dhe për “La Parisien” kanë deklaruar se duan t’i bëjnë dëm Messit.

“Na vjen çudi kur shohim se PSG i ka vendosur kusht Messit që të ulë pagën pasi përndryshe nuk i ofron rinovimin. Nuk duam të bëhemi pjesë e kësaj loje, këto “Fake Neës” nuk i bëjnë mirë Messit, por ndoshta ky është edhe qëllimi i atyre që publikojnë të tilla informacione.

Nuk duam të bëjmë më shumë deklarata, por sigurojmë se Messi dhe PSG janë në bisedime. Leo kërkon të qëndrojë në Francë te PSG, ashtu siç do edhe trajneri Galtier”, u shprehën të përfaqësuarit e Messit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga