Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lilaj s’flet për objektiva: Është herët, i bëj thirrje tifozëve dinamovit për durim

Shkruar nga NEWSPORT
Lilaj s’flet për objektiva: Është herët, i bëj

Sabien Lilaj u kthye në Kategorinë Superiore, këtë herë me fanellën e Dinamos. Ai dha një intervistë për News 24, ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme. 32 vjeçari nuk preferoi të fliste për objektiva, pasi sipas tij është shumë herët për të folur për diçka të tillë. Ai i bëri thirrje tifozëve të skuadrës kryeqytetase që të presin, pasi skuadra po bën maksimumin që të arrihen gjëra të mëdha. Lilaj nuk la pa përmendur Skënderbeun e dikurshmën, Ilir Dajën dhe Kombëtaren.

"Kategoria Superiore- S'e kam parë shumë po në krahasim me Skënderbeun e asaj kohë është një diference. Duhet ti shoh të gjithë kundërshtarët në fushë dhe pastaj të jap një mendim më të saktë. Po besoj që është pak më poshtë për momentin.

Kosova dhe Shqipëria- Bëhet fjalë për dy futbolle të ndryshme, me stil të ndryshëm. Në Shqipëri është më taktik, kurse në Kosovë ka më talente pavarësisht kushteve të cilat janë të këqija. Por besoj që kampionati shqiptar është më i lartë si nivel.

Skënderbeu i dikurshëm- Skënderbeu ka pasur lojtarë të kombëtares sonë dhe Kosovës në organikën e dikurshme. Të gjithë të huajt që vinin, ishin të një niveli të lartë. Duke parë që të gjithë ishin të atij niveli kjo ishte diferenca. Vetëm Tirana ka një apo dy lojtarë Kombëtareje, kurse ekipet e tjera janë larg.

Mbijetesa e Dinamos- Në këto momente është shpejt të flasim për objektiva, por çdo gjë do kohën e vet. Nuk mundet që një ekip me 20 fuutbollistë të rinj të kërkojë direkt trofeun. Të gjitha kushtet që na ka mundësuar Presidenti janë, nuk mundet që të arrijmë çdo gjë në një sezon. Tifozët duhet të presin, ne po mundohemi të bëjmë maksimumin. Besoj se jemi në rrugën që duhet.

Ilir Daja- Ai është një ndër trajnerët më të mirë në Shqipëri dhe Kosovë. Besoj që dhe tek Ballkani do jap kontribute me përvojën e tij. Shpresoj të dal kampion atje dhe të kthehet në Superligën shqiptare.

Shqipëria- E vërteta është se ka pasur një ndërrim brezash duke ardhur shumë futbollistë të rinj. Trajneri ka eksperiencën e duhur që ta formonte një grup të ri dhe besoj që janë në rrugën e duhur. Por, ju them duhet kohë për të arritur synimet” - tha ai.

Dinamo renditet e shtata me 15 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga