
Andi Lila është në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin "Zona Gol", ku ka gjetur pak kohë për të komentuar kampionatin italian. Ai ka zbuluar se këtë vit kërkon që kampionatin ta fitojë Napoli për shkak se në atë ekip bën pjesë shoku i tij më i mirë, Elseid Hysaj, kjo dëshirë e Lilës është zbuluar nga moderatorja e emisionit Ilda Bejeri.
"Dua që kampionatin në Itali ta fitojë Napoli pasi në atë ekip luan shoku im më i mirë, Elseid Hysaj. Juventusi këtë vit është pak i ngadaltë ndryshe nga vitet e tjera. Lazio po ashtu është mirë. Roma më pëlqen. Kohë më parë kamë qenë tifoz i Interit që nga koha që luante Ronaldo. Por, për momentin është Napoli që bën futbollin më të bukur në Itali dhe dua ta fitojë këtë vit kampionatin, mbi të gjitha sepse aty luan shoku im" është shprehur Lila.