Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

La Liga spanjolle kthen sytë nga sulmuesi i kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
La Liga spanjolle kthen sytë nga sulmuesi i kombëtares

Pas përfundimit të eksperiencës tek Peskara, duket se për futbollistin e kombëtares vijnë lajme të mira nga Spanja. Disa nga klubet nga La Liga spanjolle mund të jenë një mundësi e mirë për Rey Manajn.

Përfundimi i marrëdhënieve me trajnerin e Peskaras Massimo Oddo, ka bërë që 19-vjeçari të rikthehet tek Interi, klub i cili zotëron dhe kartonin e lojtarit. Gjasat për qëndrimin e futbollistit tek klubi zikaltër janë të pakta.

Interes për të kanë shfaqur disa klube të tjera italiane si Empoli, por nuk përfundon me kaq. Klube të tjera nga La Liga spanjolle thuhet se kanë kthyer sytë nga sulmuesi. Ende nuk ka emra konkrete, por duke parë lojën që zhvillohet në Spanjë, mund të  ishte një mundësi e mirë për 19-vjeçarin nga Lushnja.

[gallery columns="1" size="full" ids="69293"]

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga