Flamurtari ka bërë zyrtare vetëm pak minuta më parë emrin e ri që do ti bashkohet skuadrës. Mesfushori brazilian Lyneker Meia do të shtoj organikën e skuadrës që drejtohet nga trajneri Mezani. Emri i tij është prezantuar nga klubi në faqen zyrtare në facebook. Meia vjen nga Liga e parë portugeze ku sezonin e fundit është aktivizuar skuadrëm Maritimos. 23-vjeccari brazilian luan dhe si sulmues krahu aty ku Flamurtari ka më tepër nevoj. Emri i tij është regjistruar para afatit përfundimtar të merkatos dhe shumë shpejt do të jetë i gatshëm për kuqezinjtë.
Poll