Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga Kukësi në ligën e 4-të në Francë, Olsi Teqja zbulon arsyet: Dua t'i shkoj deri në fund kësaj aventure, Superiorja njësoj si liga e dytë franceze

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Kukësi në ligën e 4-të në Francë, Olsi Teqja

Olsi Teqja u largua në fund të sezonit të kaluar nga Kukësit për të firmosur për Beauvais, skuadër e ligës së 4-të në Francë. Mbrojtësi habiti jo pak me këtë lëvizje duke vendosur të lërë Superioren, por një ekip të ligës së ulët franceze. Në një intervistë për "La Parisien", Teqja ka zbuluar arsyet se përse vendosi të largohej nga Shqipëria, ndërsa tregoi edhe momentin më të mirë të karrierës së tij.

"Kjo zgjedhje ishte një surprizë e madhe në vendin tim. Askush nuk e kuptonte se përse duhej të largohesha nga Kategoria Superiore e Shqipërisë për në kategorinë e katërt në Francë".

Pse firmosët në Francë? "Partnerja ime është volejbolliste e ekipit të Partizanit në Shqipëri.  Ajo gjeti punë në aeroportin e Beauvais dhe pashë se klubi i futbollit kishte një ekip dhe infrastrukturë të mirë. U dhashë fjalën zyrtarëve të klubit dhe firmosa për dy vite. Kam si qëllim t'i shkoj deri në fund kësaj aventure edhe për më tepër kohë.

"Me situatën aktuale gjithçka është ndërlikuar. Gruaja ime nuk filloi punë dhe mezi vjen në Francë. Por, e përballoj një gjë të tillë".

Kategoria Superiore? "Superiorja është një kampionat shumë i mirë, megjithëse është pak i panjohur në Francë. Për mua, është në të njëjtin nivel me ligën e dytë franceze. Të gjithë mbrojtësit e zgjedhur të kombëtares luajnë në Serinë A italiane. Prandaj doja të provoja fatin tim në Francë. Është e vetmja rrugë për të ecur përpara".

Përballja me Milanin kur ishit pjesë e Shkëndijës? "Jam një tifoz i Milanit. Përballja me ta është kujtimi më i mirë i karrierës sime. Për ne ishte një arritje që të mundeshim 0-1 në Maqedoninë e Veriut nga një klub legjendar. Rasti solli që gjatë kontrollit anti-doping të takohesha me Giacomo Bonaventura. Bisedova një orë me të. Mbetet një moment magjik për mua", u shpreh Teqja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga