Gjilani fitoi sot 1-0 me Liepaja (Letoni) në Prishtinë. Sfida e turit të parë të Conference League u vendos nga goli i Dabiqaj në minutën e 37. Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i gjilanasve, Zekirija Ramadani, që debuton me fitore në ndeshjen e parë në stol pas largimit nga Egnatia.
“Fitorja? Faleminderit për urimet, jemi të kënaqur. Ishte ndeshja e parë zyrtare. Ishte një kundërshtar që sot ka luajtur në një model tjetër nga tre ndeshjet e tyre të fundit. Na vuri në shumë vështirësi. Fusha ka qenë në gjendje jo të mirë, për të bërë pasime të shkurtra.
Si shkoi ndeshja? Gabimet e arbitrit nuk ndikuan në rezultat, mirëpo shumë gabime kundër nesh. Sot kishte momente kur në të vërtetë e acaroi ekipin. Plus ishte një moment kur kisha një futbollist të shtrirë nuk e ndërpreu lojën, e kundërta ndodhi për skuadrën tjetër.
Debutimi i Zabergjës dhe Krivanjevës - Debutimi i Krivanjevës dhe Zabergjës ishte më i mirë se debutimi im. Lojtarët e rinj ndjehen sikur janë prej pesë vitesh me lojtarët e tjerë.
Ndeshja e kthimit - Duhet të bëjmë një analizë. Nuk do jetë e lehtë, nëse shkojmë me mendjen se jemi kualifikuar do dështojmë, nëse shkojmë me mendjen se na duhet fitorja mund të marrim rezultat pozitiv”, tha ish-trajneri i Egnatias.
