
Alphonso Davies çdo ditë e më shumë lidhet ngushtë me një kalim te Real Madrid në fund të këtij sezonit. Kanadezi ka kontratë me Bayern Munich deri në qershor të vitit 2025, me lojtarin që dëshiron kalimin në “Santiago Bernabeu”.
Sipas “Bild” bëhet me dije se bavarezët dalëngadalë po pranojnë faktin mbi largimin e mundshëm të tij dhe në këto kushte kanë nisur të marrin masa ndaj mbrojtësit të tyre. kampionët aktualë të Gjermanisë i kanë vendosur çmim kanadezit.
Sipas burimit në fjalë janë plot 70 milionë euro që kërkon Bayern për të lënë të lirë Davies. QË reali të sigurojë shërbimet e mbrojtësit duhet që të derdhë në arkat e gjermanëvë shumën e kërkuar. Siç dihet takimet mes klubit dhe menaxherit të futbollistit kanë nisur për një rinovim të mundshëm, por duket diçka e paarritshme.