
Arsenal pret në Emirates Stadium ekipin e West Ham për javën e 17-të të Premier League. Topcinjtë janë në krye të tabelës dhe duan të thellojnë diferencën me ndjekësit, ndaj sonte në orën 21:00 do të kërkohen tre pikët përpara tifozëve të shtëpisë për të mbyllur gjithashtu vitin si kampione dimri.
Trajneri Mikel Arteta ka zgjedhur 11 titullarët ku mes tyre është edhe Granit Xhaka i cili vjen pas nëj Botërori ku luajti pothuajse cdo minutë. Në krahun tjetër, në fushë zbret edhe Lucas Paqueta me Declan Rice, të cilët luajtën gjithashtu minuta të plota me Brazilin dhe Anglinë.
Formacionet Zyrtare:
ARSENAL (4-2-3-1): Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Tierney; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli
WEST HAM (4-2-3-1): Fabianski; Coufal, Kehrer, Dawson, Cresswell; Soucek, Rice; Bowen, Paqueta, Benrahma; Antonio