Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lewandowski "s'kursen" Klopp, sulmuesi i Bayern: Për mua ishte si një baba por edhe mësues i keq

Shkruar nga NEWSPORT
Lewandowski "s'kursen" Klopp, sulmuesi i Bayern: Për mua

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka folur për raportin e ngrohtë që ka me trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp. Polaku tregon se përpara shumë vitesh kur të dy ishin pjesë e Borussia Dortmund, Jugen ka qenë si një baba i mirë për të por edhe mësues i rreptë ose i keq.

Sot 32 vjeçari është një ndër sulmuesit më të mirë në botë, duke mos I kursyer meritat edhe për gjemanin Klopp.

"Mund të flisja me Jurgenin për gjithçka. Mund t'i besoja. Ai është një njeri familjar dhe ka kaq shumë ndjeshmëri për ato që ndodhin në jetën tënde private. Kur filloi sezoni i dytë, isha duke luftuar. Ndjeva gjithashtu që Jurgeni dëshironte diçka nga unë, por nuk e kuptova saktësisht se çfarë. Kështu që, pas një disfate vërtet të keqe ndaj Marseille, në Ligën e Kampionëve, mendoj se humbëm 3-0, shkova dhe e takova.

I thashë: Jurgen, eja, duhet të flasim! Thjesht më trego çfarë pret nga unë. Nuk mund të kujtoj gjithçka që ai më tha, gjermanishtja ime ende nuk ishte më e mira, por, përmes disa fjalëve që dija dhe nga gjuha e trupit të tij, ne u kuptuam.

Jurgen nuk ishte vetëm një figurë babai për mua. Si trajner, ai ishte si mësuesi "i keq" (i ashpër), në kuptimin më të mirë të fjalës.

Më lejoni të shpjegohem. Cilin mësues mbani mend më shumë? Sigurisht jo atë që ta bën jetën të lehtë dhe kurrë nuk priste asgjë nga ti", tha 32 vjeçari polak.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga