
Robert Lewandowski ka marrë përsipër të shënojë golat e Barcelonës këtë sezon, një detyrë që më parë e mbante Leo Messi. Në një intervistë për Mundo Deportivo, polaku ka shprehur dëshirën për të luajtur në të njëjtin ekip me Messin pasi asistet e tij, nuk do ka sulmues që do t’i refuzonte.
“Dua të luaj me messin përpara se të tërhiqem nga futbolli. Kush do të fitojë Topin e Artë? Sigurisht, Kupa e Botës vendos fituesin dhe Leo Messi është tashmë favoriti kryesorë. Dua të luajë me të, sigurisht nuk është në dorën time por kush nuk do dëshironte të luante me të?
Leo është një playmaker tashmë dhe jep shumë asiste për shokët e skuadrës. Ai është një lojtar që çdo sulmuesi do ëndërronte të kishte përkrahë.”-u shpreh sulmuesi.