Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Lewandowski i Granadas”, analiza e “MARCA-s”: Skuadra fiton gjithmonë kur UZUNI shënon, gola me vlerë 3 pikëshi

Shkruar nga NEWSPORT
“Lewandowski i Granadas”, analiza e “MARCA-s”: Skuadra

Myrto Uzuni është lideri i Granadas këtë sezon. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka arritur që me golat dhe përformancën e tij të marrë për “dore” skuadrën për në ngjitjen në La Liga sezonin e ardhshëm.

Paraqitjet e 27-vjeçarit kanë marrë edhe vëmendjen e mediave spanjolle të cilët nuk kanë hezituar t’i kushtojnë artikuj. “Marca” ka bërë edhe analizën e beratasit me fanelën e Granadas dhe të qenurit vendimtarë me golat e tij, ku sipas medias prestigjioze kanë  gjithmonë vlerë 3 pikëshi.

“Granada fiton gjithmonë kur Myrto Uzuni shënon. 17 realizimet e tij përbëjnë 50% të golave ​​të ekipit.

Uzuni zbarkoi në Granada pa krijuar pritshmëri të mëdha. Emri i tij nuk bëri jehonë në thashethemet futbollistike, por shqiptari nuk vonoi të shfaqte cilësitë së tij, duke u kthyer në idhullin e tifozëve.

Shqiptari është golashënuesi më i mirë në La Liga 2 me gjashtë gola më shumë se Raúl García i Mirandésit, ndjekësi i tij më i afërt.

Gola që përkthehen edhe në fitore për skuadrën “bardhekuqe”, e cila gjithmonë merr tri pikë kur Uzuni “shpon” portën rivale, gjë që tregon rëndësinë e futbollistit në skuadrën e Paco López. Myrto Uzuni ka shënuar në dhjetë ndeshje të ndryshme të kampionatit dhe sa herë ka e ka dërguar topin në rrjetë rezultati ka qenë i njëjtë: triumf për Granadën.

Përveç kësaj, beratasi ka zhbllokuar rezultatin në shtatë ndeshje ku ka shënuar, duke i hapur rrugën fitores së andaluzianëve. Uzuni i ka siguruar Granadës gjithsej 20 pikë me golat e tij, duke nënshkruar mesatarisht një gol çdo 105 minuta. Mund të krahasohet për nga efikasiteti me Lewandowkin, që shënon çdo 102 minuta”, shkruhet në artikullin e “Marcas”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga