
Europa League ka dhuruar 14 gola në 3 ndeshjet e para, për turin e 1/8. Bayer Leverkusen ia doli të shpëtojë nga humbja e parë sezonale, pasi barazoi 2 me 2 ndaj Qarabag në transfertë.
Qarabag ku Xhixha u aktivizua në shtesën e pjesës së dytë, po fitonte 2 me 0 pjesën e parë. Gjithçka ndryshoi në të dytën, duke lënë gjithçka hapur për takimin e kthimit. Roma ndërkohë fitoi pastër 4 me 0 ndaj Brighton, duke hedhur hap të sigurtë drejt çerekfinaleve.
Po ashtu dhe Liverpool bëri detyrën ndaj Sparta Prague, ku morën minuta Qazim Laçi dhe Tuci. Anglezët fituan 1 me 5 në transfertë.
Europa League, turi 1/8, ndeshjet e para:
Roma 4-0 Brighton
Qarabag 2-2 Bayer Leverkusen
Soarta Prague 1-5 Liverpool
Poll