
Nga ERVIN BAKU
Dhe atë titull, të cilit ti i referohesh, e fitoi Skënderbeu. Skuadra më e mirë shqiptare e këtyre pëse viteve të fundit. Skuadra që do përfaqësojë nesër Shqipërinë në fazën play-off të Europa League.
Unë e kuptoj frustrimin tënd Sulë. Një çerek shekulli pa titull nuk është pak. Është shumë. Por më mirë do bëhet.
E kuptoj frustrimin tënd. Sepse e vë veten në vendin tënd. Por nga ana tjetër, nuk do ta kërkoja kurrë atë titull në tavolinë. Titulli u mor në fushë. Me meritë të plotë.
Nga skuadra më e mirë shqiptare. Ti e humbe titullin me Ballshin në Tiranë. Sulë, e di pse nuk do ta kërkoja kurrë atë titull në tavolinë? Sepse FSHF ia hoqi titullin skuadrës fituese në mënyrën më absurde dhe të turpshme. SKANDAL... Për gjashtë ndeshje të fituara prej saj. I kam parë të gjashtë ndeshjet... Dhe e di pse e bëri FSHF-ja këtë Sulë? Ishte e detyruar. Nuk ka faj në fakt. Ishte e detyruar. Duhej medoemos t'i bindej dhe të ndiqte UEFA-n. Që për herë të parë në historinë e saj dënoi një skuadër.
Pa asnjë provë. Pa asnjë telefonatë, asnjë faks, asnjë sms, asnjë ëhatsapp, asnjë viber, asnjë e-mail. Asgjë.
Ndaj u dënua vetëm një vit. Nuk ka faj FSHF-ja Sulë. Duhej t'i bindej UEFA-s me servilizëm shembullor dhe me inferioritetin tipik shqiptar... FSHF-ja edhe mund t'jua japë titullin në tavolinë Sulë.
Sepse jetojmë në Shqipëri. Ku në pritje të të famshmit "Veting", padrejtësia është "Mbret". Sulë, Mbreti i vërtete luan nesër në Zagreb. Dhe pas një jave në Elbasan. Mbreti i vërtetë e fitoi titullin në fushë. Aty ku fitohen. Pyet Moxhin për këtë... Suksese Sulë, ty, Markut dhe Partizanit!